Mosbindje civile, Xhixho apel qytetarëve: Të gjithë bashkë kundër korrupsionit

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho, i ka drejtuar një mesazh mbështetësve të opozitës, por edhe qytetarëve, për t’iu bashkuar protestës së 23 dhjetorit, ora 17:00, që do të mbahet në Tiranë.

“Të gjithë bashkë në protestë, kundër:

Korrupsionit të shtrirë në çdo degë të qeverisjes

Bashkëpunimit të qeverisë me krimin
Talljes me pensionistët
Pasigurisë në shkolla
Secili prej nesh ka 1 arsye për të protestuar!

Asgjë nuk mund të na ndalë në misionin për të sjellë ndryshimin!
Mosbindje civile deri në qeveri teknike.
Nesër në orën 17:00 tek “Sheshi Wilson”!”,shprehet Xhixho.

 


Shtuar 22.12.2024 21:24