“Mos ta dëgjoj zërin, të vrava”, dalin pamjet e sherrit në Hamallaj (VIDEO)

Pamjet e rënda që shikoni më poshtë janë të sherrit të sotëm mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit.

Sipas policisë, familja Nikolla ka goditur me shkopa bejzbolli familjen Kaçi. Madje, Martin Nikolla, punonjësi i Gardës në Durrës, ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

Pasi policia është njoftuar për ngjarjen, ka shoqëruar të gjithë të përfshirit, ndërsa me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, punonjësi i Gardës është përjashtuar pasi ka përdorur armën e shërbimit.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se të fortët bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj.

Reagimi i Berishës:

Të fortët e me pushtet bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj!

Një konflikt ka ndodhur në Hamallaj, mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla i forti i qeverisë, punonjës i Gardës, me detyrë shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka gjuajtur 5 herë me armë në drejtim të familjes Kaçi. Së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta familjen Kaçi.

Këtu më poshtë keni rrëfimin e njërit prej viktimave të këtij sulmi kriminal, Paulin Kaçi.

Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.

Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat.

Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë.
Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet.

Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj.

U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.

Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.

Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat.

Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë.

Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet.

Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj.

U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi. /albeu.com


Shtuar 30.07.2023 15:35