Debate ka pasur te Komisioni hetimor i Sterilizimit, mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Pjesë nga diskutimi:
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?
Ndreca: “Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit”.
Vokshi: “Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh”.
Ndreca: “Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje”.
Vokshi: “Mbaroje tani”.
Ndreca: “Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty”.
Vokshi: “Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo”.