Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se gjatë këtyre ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Sipas SHMU, për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
“Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore të zonës së jugut. Po në të njejtën mënyrë edhe dita e Shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s.
Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve”.