Mos harroni çadrat!Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 6 deri 18°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C


Shtuar 28.02.2025 08:10

Tags: , ,