Mori ryshfet për të ndikuar të prokurori dhe gjykatësi, dënohet me 3 vjet burg Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim të gjykimit për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, e ka dënuar këtë të fundit me dy vjet burg për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe një vit burg për “Zbulimine akteve ose të dhënave sekrete.

Kujtojmë që Lala u akuzua nga SPAK, se në këmbim të 50 mijë lekëve ka premtuar se do të ushtronte ndikim te një prokuror dhe gjyqtar për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal.

GJKKO ka dënuar po ashtu edhe Ermir e Tefta Llangaçin, të cilët i dhanë shumat monetare Lalës me nga 1 vit burg.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 20.03.2024, ka
paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatbardh Lala, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neniet 245/1 pargarafi 4 dhe 295/a paragrafi i III Kodit Penal, si dhe tw pandehurve Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 270, datë 22.05.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 pargarafi 4 K.Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal, dhe bazuar ne këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatbardh Lala dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatbardh Lala i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fatbardh Lala në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Tefta Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Tefta Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Tefta Llagaçi për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, duke qenë se dënimi me burgim u pezulluar me kusht urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar ndaj të pandehurës Tefta Llagaçi me vendimin Nr. 67 Akti, datë 30.07.2022 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermir Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryher nga i pandehuri Ermir Llagaçi në një burg të sigurisë së
zakonshme.

Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestrua në kuadër të këtij procedimit disponohet si mëposhtë: i) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone 12 Pro të pandehurit E.L; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone XS shtetasit S.A; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular Redmi Model 7, shtetasit A.K.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, me datë 22.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


Shtuar 22.05.2024 22:20