Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ish-oficerit të antidrogës, Sokol Canameti.
Mësohet se masa i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi Canameti ka shfaqur probleme shëndetësore.
Canameti u arrestua dosa ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërkuar rryshfet 2,000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.
Gjithashtu u ekzekutua vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.