Disa persona kanë grabitur shtëpinë e një noteri, Thoma Kaçit në Sarandë.
Trupi gjykues i ka lënë në burg autorët e kësaj ngjarjeje.
“Arrest me burg” është caktuar për Oltjon Kolonjën allias Oltjon Pula 39-vjeç, Elis Avdulin allias Mile Xhafa, 52-vjeç dhe Vladrias Himajn, 34-vjeç.
Gjyqtari Alban Veçani vendosi t’i lërë në burg tre të arrestuarit duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Ilir Hoxha.
Mësohet se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës. Këta të fundit kishin ardhur nga
Gjirokastra e Tirana pasi asnjë avokat në Sarandë nuk mori përsipër mbrojtjen e të dyshuarve për grabitjen e kolegut të tyre noter.
Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha paraqiti disa prova, që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve të tre të dyshuarve./albeu.com/