Zidane i lumtur pas fitores me Celtan, por i frustruar për diçka që po afron

Zinedin Zidane u shpreh i lumtur pas fitores me Celta Vigon në shtëpinë e këtyre të fundit.

Benzema shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Asension për të arkëtuar pikët e plota në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me francezin.

“Ka shumë fjalë për ne por ne jemi këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

“Si trajner, është frustruese fakti që lojtarët largohen me Kombëtare dhe nuk pushojnë”, shtoi ai.

“Benzema është fantastik. Për çdokënd që pëlqen futbollin ai është një gur i çmueshëm”, tha francezi.

“Nuk kuptoj përse Benzema nuk luan me Kombëtaren, por për mua si trajner kjo është gjë e mirë”, tha Zidane.

“Sergio Ramos do luajë me Kombëtaren dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, përfundoi Zinedine Zidane.


Shtuar 20.03.2021 19:50