Monolog nga Florjan Binaj: Politikanët të kursejnë nacionalizmat në stadiume, nuk kanë kurajo të përballen as kur kombi ynë shkelet me këmbë

Monolog nga Florjan Binaj:

Kur dy ose më shumë popuj shkojnë mirë, këta kanë të njëjtët heronj. Por kur dy ose më shumë popuj shkojnë keq heroi i njërit komb është kriminel i vendi tjetër. Prandaj ne kemi situata kriminelësh që nderohen në vendet fqinje por që kanë bërë masakra mbi shqiptarët. Dhe inferioriteti ynë si shtet shfaqet edhe në rastin e varrezave greke në Përmet që po mbushen me eshtra shqiptarësh, ose edhe në rastin e një terroristi që trajtohet si hero.

Kam një pyetje për qytetarët lokalë, vendorë, por edhe për ministrat, edhe për kryetarin e Akademisë së Shkencave, apo për ata parlamentarët që bëjnë si nacionalistë kur luan kombëtarja, apo burrat e shtetit që bëjnë si nacionalistë në OKB, nëse një shqiptar në Greqi do të bënte luftë me policinë, a do të lejonin grekë që shqiptarët të ngrinin një bust aty? Jo! Na e kurseni këtë tifozerinë, shalle dhe qëndrime nëpër podiume apo stadiume, sepse ju nuk keni kurajo as të përballeni me rastet kur kombi ynë shkelet me këmbë. /Abcnews.al/

 


Shtuar 6.11.2022 22:26