Monika Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK, se nuk e ka uruar për Vitin e Ri bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.

Kryemadhi u shpreh se; “nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua”.

Ndërsa theksoi se armiqtë e saj, janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

“Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa.

Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”,– tha Kryemadhi.


Shtuar 6.01.2025 12:03