Kanë dalë pamjet nga momenti i sekuestrimit të dy cisternave greke në Gjirin Persik.
Pamjet janë transmetuar nga mediat shtetërore iraniane.
Anija “Delta Poseido” ka një ekuipazh prej 25 personash, duke përfshirë dy grekë, ndërsa anija “Prudent Warrior” ka ekuipazh prej 23 personash, midis tyre 8 grekë dhe një qipriot.
Autoritetet iraniane sekuestruan dy anijet greke të shtunën e 28 majit, kur dy helikopterë të marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet për të çuar cisternat në ujërat territoriale iraniane.
‼️????Iranian state media released video footagefrom the seizure of Greek oil tankers in the waters of the Persian Gulf by the Iranian Navy‼️ pic.twitter.com/tqHUmXIg9o
— AZ OSINT (@AZmilitary1) May 30, 2022
Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dënoi ashpër sekuestrimin e dy cisternave greke nga Irani, gjatë një bisede që zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij grek Nikos Dendias .
Nëpërmjet një njoftimi, Departamenti Amerikan i Shtetit për thekson se dënon sekuestrimin e dy anijeve nën flamurin grek nga Garda iraniane.
Provokimi dhe ndërhyrja e vazhdueshme në të drejtat dhe liritë e lundrimit është një kërcënim për sigurinë detare dhe ekonominë globale.
Të dy ministrat ranë dakord gjithashtu që Irani duhet të lirojë menjëherë anijet, ngarkesën dhe ekuipazhet.