Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk.
Lëndimi ka ardhur, kur një lojtar i ekipit kundërshtar e ka goditur atë aksidentalisht me shkopin e hokejit në fytyrë.
Në rrjete sociale është publikuar edhe momenti i goditjes së Lukashenkos.
Përkundër goditjes, mediat kanë raportuar se Lukashenko e ka ruajtur qetësinë dhe deri tani lojtari që e ka goditur është shëndosh e mirë.
Lukashenko njihet si një njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
?А вот тот самый опасный момент pic.twitter.com/1VYVKVLc5E
— PULPERVOGO (@pulpervogo) April 9, 2022