Momenti kur i riu shkon të thyejë 2 mijë dollarë, por zbulohet nga punonjësja e Exchange: Janë fals! (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Vijard Kotorrin, Ervin Kamollin si dhe Edmond Dokushi.

Ata akuzohen për “mashtrim me monedhat”, si dhe për falsifikimin e tyre.

Kotori, njëri prej të arrestuarve, deklaroi sot nga salla e gjyqit se kishte gjetur në rrugë në Laprakë disa ditë më parë 8 mijë dollarë, por vetëm 2 prej tyre kishte tentuar që të thyente dhe se pjesën tjetër e kishte djegur.

Pjesë nga biseda me sportelisten:

Kotori: Ka njeri këtu? Si kalove?

Punonjësja: Mirë

Kotori: Po prisja..

Punonjësa: Ku shkon me këto? Këto janë false të gjitha

Kotori: Si false?

Punonjësja: Po janë false

Kotori: Je mirë?

Punonjësja: Ti sjell false në zyrën time dhe më thua a jam mirë unë?! Apo të lajmëroj policinë

Kotori: Ato janë marrë nga banka

Punonjësja: Këto janë marrë nga banka?

Kotori: Po!

Punonjësja: Ok ja e verifikojmë. Marr unë shefin dhe e shohim.

Kotori: A ka mundësi që të më japësh lekët mbrapsht?

Punonjësja: Jo sepse ti po më thua që unë nuk jam mirë. Pse i ke sjellë në zyrë këto false? (I numëron dhe dalin 20 prerje 100 dorëllarëshe) Bravo, 2 mijë dollar.

Në momentin kur punonjësja i bie telefonit të shefit, personi që tenton ta mashtrojë bëni sikur flet në telefon dhe largohet nga pika e këmbimit valutor.


Shtuar 20.04.2022 12:23