Në Grupin E, befasinë e madhe e dhuroi Moldavia. Atëherë kur më pak pritej, pas një fitore të madhe përballë Polonisë, Republika Çeke ngeci në transfertën moldave, një barazim pa gola për të cilin festojnë polakët, por dhe Shqipëria. Pavarësisht se kishin 62% kontrollin e topin, krijuan 16 raste për gol, goditën tre herë kuadratin, Çekia nuk mundi të thyente murin moldav duke dale me një pikë nga kjo sfidë.
Situata në Grupin E ndërlikohet që në dy xhirot e para. Me katër pikë, 3 gola të shënuar 1 të pësuar, Republika Çeke qëndron në krye, e ndjekur nga Polonia me 3 pikë, 2 gola të shënuar 3 të pësuar. Me dy pikë në 2 ndeshje, në vendin e tretë renditet Moldavia, e ndjekur nga Ishujt Faroe me një 1 në 2 ndeshje. Shqipëria mbyll klasifikimin me zero pikë, por ndryshe nga të gjithë rivalët e Grupit E, Shqipëria ka luajtur vetëm një ndeshje.
Dy sfidat e radhës së Shqipërisë janë kundër Moldavisë në “Air Albania” më 17 qershor, ndërsa tre ditë më pas luajmë në transfertë kundër Ishujt Faroe.