Mjeku zbulon si u shërua nga COVID-19: Piva vetëm ujë

Që kur nisi pandemia, mjekët por edhe njerëzit e zakonshëm që pretendonin se mund ta shëronin COVID-19 me hudhër apo limon, bënë jo pak xhiron e rrjetit.

Ama një postim i pazakontë mori vëmendjen në rrjet vetëm pak ditë më parë, pasi një mjek shqiptar shkruante se ishte shëruar nga COVID-19 vetëm duke pirë ujë.

Edmond Drici tregonte si kishte konsumuar 12 litra ujë për dy ditë dhe se çdo porcion uji ishte 500-750 ml ujë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Drici shpjegoi arsyet pse kjo terapi mund të jetë efektive.

“Trupi fizik është ndërtuar mbi bazën e një formulari kuantik, dhe sëmundja lind në rast se ne çrregullojnë këtë formular kuantik. Ajo çfarë kam dashur të them me ujin, është se duke qenë se është elementi thelemor për organizmin dhe përbën masën deri në 90 përqind, uji mbart memorie. Pra nëpërmjet ujit mund të regjistrojmë mesazhin tonë dhe regjistrohen të ashtuquajturat valët skalare. Truri është i përbërë nga neuronet që lidhen me anë të dentriteve dhe sinapseve duke krijuar sistemin nervor qëndror.”, tha ai.

“Konsumi i ujit në atë sasi ishte i ndarë në porcione sepse unë kisha ndjesi intuitive që duhet të jem permament në mesazhet që duhet të transmetoj, pra në regjistrimin e valëve skalare brenda molekulave të ujit dhe ta përcjell atë mesazh në çdo qelizë të trupit për riprogramin dhe riformatim. Praktika personale dhe me shumë pacientë ka dhënë rezultat me këtë terapi, dhe këtu ka të bëjë mesazhi që i jep uji që futet në çdo qelizë.”, shtoi më tej mjeku.


Shtuar 16.03.2021 10:01