Mjeku i njohur Petrit Vargu shquhet për deklaratat e tij kritike ndaj qeverisë dhe Komitetit të Eskpertëve të cilët janë marrë me manxhimin e pandemisë Covid-19.
Këtë herë ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke ironizuar se tashmë është kthyer në një kryeepidemiolog global.
Vargu ngre dyshime lidhur me arsyen se pse personave që vdesin pasi bëjnë vaksinën, nuk i bëhet autopsia.
Postimi i Plotë
“Vetë nuk i bëjnë autopsinë pacientëve që vdesin pasi bëjnë vaksinën ASTRAZENECA dhe po vetë thonë që nuk kemi prova që shkak është vaksinimi.
Ndërsa gazetarët e mediave të blera nxjerrin edhe etiopatogjenezën duke thënë që pacientët që vdiqën nga vaksina, vuanin nga sëmundje hipertonike. Se çfarë lidhje ka trombi, vetëm ata e dinë !
Ndërkohë, ai është kthyer në kryepidemiolog global. Dje na foli për rastet në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.” /albeu.com/