Rama shtrohet në drekë në Përmet, ngacmon kryebashkiakun pse nuk pi raki (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama kaqenë ditën e sotme në Përmet ku ka ngrënë një drekë, ndërsa nuk e ka ndalur ironinë për termin oligark.

“Unë këtë punë bëj, bëj reklama për argoturizmin, kjo është e ardhmja dhe nuk lodhem për të gjithë ata që kanë një mundësi, një rrënjë një fshat të investojnë kurismet e tyre aty se fitojnë më shumë se mund të fitojnë në emigracion”, tha Rama.

Ai ka pasur batuta edhe me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Edi Rama: Të gjitha i prisja, por që t’i të më bëje gëzuar me ujë. Nuk e kuptoj. Se është normale në Gjirokastër.

Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara, duhet mendja e kthjellët.

Edi Rama: Shkurt muhabeti, nuk ke raki për të më bërë gëzuar. S’ka raki në Tepelenë… Bëj shaka. Kaloje dorë më dorë, jo te unë, kaloje tek gratë njëherë.


Shtuar 7.04.2021 01:04