Mjeku Edvin Prifti kërkoi paratë e sekuestruara, Apeli i “pret” shpresat

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij.

Kujtojmë se atij iu sekuestruan rreth 500 mijë euro para pak muajsh, me akuzën e korrupsionit në sistemin shëndetësor.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 02.12.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 262 akti, datë 22.11.2021 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit E.P., lidhur me “Heqjen e menjëhershme të sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 150, datë 11.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi kanë rënë kushtet e zbatimit të saj”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 406, datë 08.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 15:28