Kryeministri i Greqisë, Kuriakos Motsotakis ka mbërritur në Izrael ditën e sotme.
Udhëtimi në Izrael ishte planifikuar të bëhej javën e parë, por u anulua për arsye sigurie.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Mitsotakis do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jeruzalem.
Njoftimi:
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Izrael, ku pas pak kohësh do të ketë një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Kryeministri do të kthehet në Athinë pasdite./Albeu.com