Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri të ditur se është miratuar fondi 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale.
Format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta, bwri me dije ministrja.
“Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, tha Manastirliu.