Dita e 10 e vaksinimit, Manastirliu: Sot janë vaksinuar 8 mijë e 134 qytetarë!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 8.134 vaksinime.

Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Te dhenat;

Shqipëria është sot në ditën e 10 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.


Shtuar 9.04.2021 21:23