Manastirliu zbulon numrin, sa qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 10 ditët e para të muajit nëntor janë kryer 15 mijë vaksinime kundër Covid-19. Gjithashtu, Manastirliu tha se me të dyja dozat, që kur ka filluar procesi i vaksinimit, janë vaksinuar 910 mijë qytetarë.

“Gjendja e shtuar e gatishmërisë është edhe në vendin tonë për faktin se jemi të fokusuar te programi më i rëndësishëm që është vaksinimi kundër COVID. Kemi filluar me dozat e treta, vaksinimin e moshave +16 vjeç dhe fëmijëve +12 vjeç që kanë probleme me sëmundje të ndryshme që lidhen me imunitetin. Më shumë se 15 mijë vaksinime janë kryer gjatë këtyre ditëve të muajit nëntor. Vaksinimi për rritjen e mbulesës vaksinale vazhdon. Janë vaksinuar me të dy dozat më shumë se 910 mijë qytetarë, ndërkohë që vijojmë me furnizimin. Kanë mbërritur në vend më shumë 2 milionë e 500 mijë vaksinimi. Do vazhdojmë me planin e vaksinimit derë më derë”, yha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 14:49