Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2022.
Edhe pse mes shumë konstatimesh nga përfaqësuesit opozitar në këtë mbledhje, akti normativ është miratuar, duke ndryshuar kështu edhe një herë buxhetin 2022.
Me këtë ndryshim rriten pritshmëritë për të ardhurat, rriten shpenzimet e ndërkohë ulen pritshmëritë për deficitin buxhetor.
Po ashtu pjesë e këtij akti normativ është përfshirë edhe paketa e dytë sociale për përballimin e çmimeve të rritura. Kjo paketë e dytë që do të ketë përsëri fokus kategoritë në nevojë dhe pensionistët do të jetë zgjatje e paketës së parë, ku u dhanë 30 mijë lekë për 3 muaj për të pensionistët dhe familjet në nevojë për të përballuar koston e shtuar prej çmimeve.
Shtohen shpenzimet
6.1 miliardë lekë për zgjatjen e paketës anti krizë
1.67 mld lekë për kompensimin e materialeve të ndërtimit për kontratat publike
4 mld lekë për të rritur shpenzimet kapitale
1.72 miliardë lekë për shpenzime për familjet që trajtohen me bonus qiraje këtu përfshihet edhe fondi prej 20 milionë lekësh për Bashkinë Kamëz
1.2 miliardë lekë për blerjen e tekstet shkollore
Të ardhurat
Ishte 546,8 mld lekë
Bëhet 576,8 mld lekë
Diferenca +30 mld lekë
Shpenzimet
Ishin 647,6 mld lekë
Bëhen 660,6 mld lekë
Diferenca +13 mld lekë
Deficiti buxhetor
Ishte 100,8 mld lekë
Bëhet 83,8 mld lekë
Diferenca -17 mld lekë