Ministrja franceze e sportit paralajmëron Djokovic për Kosovën: Mos e përsërit mesazhin politik!

Pas fitores ndaj Aleksandër Kovaçeviçit në raundin e parë të Roland Garros, Novak Djokovic iu afrua kamerës dhe shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë, ndaloni dhunën!”

Ai ka mbajtur qëndrim për konfliktet në Kosovë dhe në konferencën për shtyp duke thënë: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, a do të dënohem apo jo, por nuk do të hesht. Qëndrimi im është i qartë: Jam kundër dhunës, luftës dhe çdo konflikti.”

Roland Garros lëshoi një deklaratë të vakët për çështjen e tenistit, por ministrja franceze e sportit dhe  shtrëngoi dhëmbët.

Amelie Udea Castera tha për Djokovic: “Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, atëherë një atlet është i lirë të japë një mesazh politik. Mesazhi i tij, megjithatë, ishte ushtarak, shumë politik dhe nuk duhet të përsëritet”.

Ministrja franceze e sportit foli me drejtoreshën e turneut, Amelie Moresmo dhe përcolli synimin e saj, ndërsa paralajmëroi publikisht serbin të mos merrej më me këtë çështje.

 


Shtuar 31.05.2023 20:58