Dallëndyshe Bici është rikthyer në shtëpinë e saj të vjetër, në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Në maj të vitit 2021, Bici liroi karrigen për tu zëvendësuar nga Ajet Zyberi.
Të lidhura
None found
Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.
Vetë Biçi kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk u zgjodh. Më pas, ajo u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes, nga ku u lirua sot. Pas një periudhe 1-vjeçare largimi nga IKMT-ja, Bici do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.
