Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Po punojmë për një kundërsulm ndaj Rusisë

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka thënë se forcat e vendit po bëjnë plane për të larguar trupat ruse nga vendi një vit pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.

“Një vit më parë, ishte e vështirë për ne të merrnim armë serioze”, u tha ai trupave që janë mbledhur për të shënuar momentin historik.

“Sot, vendet e civilizuara shohin se ju jeni mburoja e Evropës në lindje”, vazhdoi Reznikov, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Do të ketë një kundërsulm. Ne po punojmë shumë për ta përgatitur dhe siguruar atë”, ka thënë ai. /albeu.com


Shtuar 24.02.2023 10:29