Ministri ruse e Mbrojtjes: Kemi vrarë 600 ukrainas brenda natës

Mbi 600 ukrainas u vranë gjatë natës, sipas pretendimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Në një postim në Telegram, ministria shkruan se artileria ruse kishte goditur disa baza dhe pajisje ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë pajisjet e aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv.

Ndërkohë, në përditësimi më i fundit i inteligjencës nga Ministria Britanike e Mbrojtjes fokusohet në situatën në Bjellorusi, në veri të Ukrainës, ku dje u raportua se po zhvilloheshin stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat tokësore bjelloruse ishin vënë re duke u vendosur në terren për stërvitje dhe se kjo ka të ngjarë të ishte pjesë e ciklit të trajnimit dimëror të vendit.

Bjellorusia, një aleat i vjetër i Rusisë, është sanksionuar nga Britania e Madhe për “lehtësimin e pushtimit nga brenda kufijve të saj”./albeu.com