Miliarderi rus gjendet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Britani (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e shtatë të saj, manjati rus Mikhail Watford është gjetur i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe.

Trupi i pajetë i manjatit u gjet nga kopshtari i tij në Wentworth Estate në Virginia ëater, Surrey.

Watford 66-vjeç ishte babai i 3 fëmijëve, ai e kishte ngritur pasurinë e tij nga rafineritë e naftës në Ukrainë, dhe më pas u transferua në Britani për të krijuar një firmë pronash.

Policia angleze po heton vdekjen e manjatin, pasi dyshohet se ai mund të ketë qenë pjesë e listës së zezë të rusëve.

Sipas një miku të familjes, “gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë.”

Koha e vdekjes së tij dhe pushtimi i Ukrainës nuk mund të jenë një rastësi.

Një tjetër bashkëpunëtor i ëatford tha: “Vdekja e tij ngre pikëpyetje. Pas të gjitha vdekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve dhe bashkëpunëtorëve rusë në MB, është e natyrshme që do të ketë spekulime për vdekjen e tij.”

Ai dhe gruaja e tij estoneze, Jane, jetonin me dy fëmijët e tyre dhe një djalë më të madh nga martesa e tij e parë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh në Wentëorth ëstate.

Watford ndryshoi mbiemrin e tij nga Tolstosheya pasi u transferua në Britani vitet 2000.