Milani ka bërë tjetër gabim në Serinë A duke barazuar në shifrat 1-1 me Sampdorian. Tashmë objektivi i kuqezinjëve ka ndryshuar tërësisht pasi mund të pretendohet vetëm për të mbërritur në “Champions League”.
Sa i përket titullit, kuqezinjtë i mban në lojë vetëm matematike duke pasur parasysh edhe formën fantastike që po kalon Interi. Tashmë zikaltërit ndodhen 5 pikë para rivalëve të përjetshëm dhe me 2 ndeshje më tepër për të zhvilluar.
Nga minuta e parë te Milani do të luante edhe Zlatan Ibrahimoviç, por këtë herë diferencën e bëri sulmuesi tjetër që ka po të njëjtën moshë, Kuajarela. Futbollisti 38-vjeçar dhuroi perlën nga distanca pas gafës së bërë nga Hernandez.
Ndërkohë Adrien Silva do ta linte Sampdorian me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Por pavarësisht faktit se ishte me një futbollist më tepër, Milani gjeti barazimin vetëm në minutën e 87 me Hauge, duke mos marrë më shumë se 1 pikë.