Milan tregohet “dinak”, nuk shet bileta për tifozët e Fiorentinës

Të dielën do të luhet Milan-Fiorentina dhe tashmë klubi violë ka nisur ankimin në Lega Serie A.

Klubi i Milanit nuk ka nxjerrë në shitje bileta për tifozët mysafirë, pasi kushdo që do që të jetë në stadium duhet të blejë biletë si një tifoz i Milanit. Por kjo gjë nuk ndodhi për tifozët e Fiorentinës pasi ata nuk ishin njoftuar dhe shitja e këtyre biletave ka nisur një javë më parë, duke bërë që rreth 75 mijë bileta të blihen nga tifozët e Milanit.

Tifozët e Fiorentinës janë irrituar ku bashkë me ta edhe klubi. Fiorentina i ka dërguar një shkresë zyrtare Lega Serie A, por edhe prokurorisë së Firences dhe të Milanos si edhe në dy selitë e policisë.

Ky nuk është një problem i natyrshëm, por i mirëmenduar nga klubi kuqezi, pasi është një fazë delikate e sezonit dhe ata po bëjnë maksimumin për të patur çdo armë për të fituar kampionatin.

Fiorentina gjithashtu është në një fazë delikate ku i duhen fitoret, dhe pa tifozët e tyre do të jenë të humbur në çdo aspekt./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.04.2022 12:03