Ledjona, banorja e BBV3 ka qenë në qendër të medieve që pas hyrjes në shtëpinë më të famshme.
Gjatë javës së kaluar ajo ka folur me Romeon për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj dhe se çfarë marrëdhënie ka ai me vajzën.
Ajo i ka treguar Romeos që marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin është shumë e mirë. Ledjona tha se ruan marrëdhënie të mira me të për arsye se janë të dy prindërit e vajzës së tyre edhe nuk dëshiron që ajo të rritet me frymë të keqe për të atin.
Por pas kësaj deklarate të Ledjonës, ish-bashkëshorti i saj ka reagur për këtë situatë dhe është shprehur që marrëdhënia e tyre nuk është e mirë e madje ai pretendon se nuk e takon vajzën e tij e as nuk e di se ku ndodhet. Ai i ka mohuar të gjitha fjalët e Ledjonës.
Mbrëmjen e djeshme Ledioni e ka pyetur përsëri konkurrenten për raportin me ish-bashkëshortin e saj dhe i ka treguar për situatën aktuale jashtë shtëpisë dhe të gjithë deklaratën e Jorgenit, por Ledjona i mohoi të gjitha akuzat e tij.
Gjithashtu ky i fundit i kishte dërguar edhe një letër Ledjonës por ajo nuk pranoi që ta lexonte publikisht për arsye se nuk dëshironte të shqetësonte vajzën.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe mikesha e Ledjonës, e cila ka nxjerrë fakte të reja në lidhje me ngjarjen.
Ajo thotë se ish-bashkëshorti i saj ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe madje për këto ajo ka bërë publik edhe vendimin e gjykatës.