Picë pa miell: E shkëlqyeshme për ata që shmangin glutenin

Një përbërës është më i rëndësishmi

Një nga ushqimet e fuqishme që duhet të jetë në çdo tryezë është quinoa. Është një super ushqim sepse ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve dhe falvonoideve që veprojnë kundër inflamacioneve dhe infeksioneve virale.

Gjithashtu, përmban shumë më tepër fibra bimore se drithërat e tjera, është një burim i shkëlqyer i proteinave (100 gram përmban 4,5 g proteina), si dhe minerale – kalium, hekur dhe magnez.

Avantazhi i madh është se nuk përmban gluten, kështu që mund të jetë pjesë e dietës së atyre që janë alergjikë ose e shmangin atë. Ka shumë mënyra për ta përfshirë këtë drithë në dietën tuaj dhe ky është një nga sugjerimet.

Përbërësit:

▪ 1 lugë vaj ulliri,
▪ 1 thelb hudhre,
▪ 2 gota domate të grimcuara,
▪ 2 lugë gjelle uthull balsamike,
▪ 2 gota quinoa të zier,
▪ 2 gota mish pule të zier dhe të grirë,
▪ 3 gota spinaq,
▪ 1 filxhan tomatino të përgjysmuara,
▪ 1 filxhan djathë të grirë, erëza (kripë, piper, borzilok…).

Përgatitja:

Skuqni hudhrën në një tigan të thellë mbi nxehtësinë mesatare. Shtoni domatet e grira, uthullën balsamike dhe erëzat e preferuara.

Përzieni quinoan dhe pulën e grimcuar. Shtoni spinaqin dhe fërgoni për disa minuta derisa perimet të zbuten.

Hiqeni nga zjarri dhe e spërkateni me tomatino dhe djathë të grirë. Mbulojeni tiganin dhe lëreni djathin të shkrihet.

Dekorojeni me gjethe borziloku.

Ju bëftë mirë!/albeu.com