Mik i ngushtë i saj, Arjan Konomi bën gjestin prekës për Hueyda El Saied edhe pas vdekjes (VIDEO)

Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied tronditi thellë shqiptarët, të cilët kurrësesi nuk e prisnin një humbje në një moshë aq të re të saj.

Prej ditësh në media dhe në rrjete sociale miqtë e saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e saj duke e konsideruar një artiste të vertëte, njeri me vlera humane të mëdha dhe shumë e dashur për çdokënd.

Një ndër miqtë e saj më të mirë është edhe opinionisti Arjan Konomi të cilin e njihte për një kohë shumë të gjatë dhe kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë mes tyre.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë!

Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”- tha Konomi për humbjen e Hueyda El Saied.

Por jo vetëm kaq, Arjan Konomi ka shkuar të vizitojë familjen e Hueyda El Saied, ka vizituar vendin ku prehet ajo dhe ka postuar foto me djalin e saj.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës. /albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 18:28