Mijallkov i shpëtoi burgut, ASH: Gjykatat dhe gjykatësit janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit

Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “Lui Viton” tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit, ka thënë Aleanca për Shqiptarët, pas vendimit të Apelit, e cila hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i dënuar me 8 vite burg në rastin “Thesari”.

Në reagimin e ASh-së thuhet se Mijallkovi shpëtoi tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend. “Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku Gjykatat Thenelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështutë zvarriten proceset pafundësisht.

Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa konfirmon konstatimet se Aleancës për Shqiptarët se vendit i duhet një mision ndërkombëtar që do të zbatojë reformë të mirëfilltë, thuhet në reagimin e ASH-së./Alsat.mk

 


Shtuar 26.11.2022 07:47