Meta vlerëson Primaret e PD, thirrje qytetarëve për protestën: Nesër të gjithë në Bulevard

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Partinë Demokratike për organizimn e Primareve që u mbaj dje, nga ku do të dalin kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta thekson se ky ishte një proces transparent dhe civilizues në interes të demokracisë, ndërsa po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Mesazhi i Metës:

Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve.

Një hap i madh përpara!

Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! ✌️??/albeu.com