Përmes një urimi në rrjeteve sociale, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ka uruar 80-vjetorin e lindjes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
URIMI I METËS:
GËZUAR 80-VJETORIN E LINDJES PROF. DR. SALI BERISHA! ????✌️
Me rastin e ditëlindjes, i përcolla sot gjatë një bisede telefonike urimet më të ngrohta dhe të përzemërta liderit historik të Partisë Demokratike! Edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë dhe lumturi!
Në respekt të qindra mijëra simpatizantëve të tij po ndaj edhe këtë urim publik për Doktor Berishën, i cili padrejtësisht e feston sot këtë përvjetor i izoluar politikisht nga armiqtë e lirisë, demokracisë, pluralizimit politik dhe dinjitetit njerëzor, nga armiqtë e shtetit të Kosovës dhe interesave kombëtare.
Në lartësinë ku ndodhet, e përshëndes edhe unë me këtë foto time nga maja e Dobërdolit bashkë me urimin: MALET TONA MË TË LARTA!