Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shkup ka gjetur kohë për të takuar dhe kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Meta tha se me Zaev kanë diskutuar për kontributet e këtij të fundit për Maqedoninë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Meta./albeu.com