Meta sulmon ashpër qeverinë: Kemi prova skandaloze, bëhuni gati! (VIDEO)

“Nuk janë patronazhistë por fuksat e regjimit të kaluar. Po kështu memet që shpërndahen për ta marrë këtë histori me të qeshur dhe shumë shpejt do të keni prova serioze se patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistem i Gestapos…”

Presidenti  Ilir Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Të nderuar qytetarë edhe një javë na ndan nga zgjedhjet e 25 prillit të gjithë bashkë duhet të ushtrojmë të drejtën themelore. Atdheu ynë, Shqipëria, ndodhen në një moment të rëndësishëm. Kam këto kërkesa ndaj jush, pa asnjë dallim:

Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më ballafaquese. Ftoj të gjithë të distancohen nga çdo fenomen negativ.Të gjithë t’u drejtohen qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet për shtrëmbërimin e vullnetin tuaj. Të gjithë bashkë do të garantojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Një thirrje e kam për ata që janë indiferentë.

Nuk mundet ta humbisni këtë mundësi. Nëse e keni të vështirë për të zgjedhur, vota është mjet ndëshkimi. Prandaj të gjithë drejt 25 prillit. Verifikoni qendrat e votimit. Një thirrje kam për Policinë e Shtetit. Distancohuni nga çdo përpjekje e politikës, mos u sillni si në zgjedhjet e shëmtuara të Dibrës. Policia duhet që të jetë e pavarur dhe të luftojë krimin dhe tentativat për të shtrembëruar krimin zgjedhor.

Mos nxisni asnjë konflikt dhe mos provokoni. Organet e drejtësisë të reagojë në kohë rekord. Prisja që dikush të ishte në burg tani sesi të dhënat e çdo shqiptari janë shpërndarë duke ekspozuar kudo.

Nuk janë patronazhistë por fuksat e regjimit të kaluar. Po kështu memet që shpërndahen për ta marrë këtë histori me të qeshur dhe shumë shpejt do të keni prova serioze se patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistem i Gestapos. Është e tmerrshme që të shikosh si patronazhisti, verifikon personin dhe në rrjetet sociale.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.04.2021 20:35