Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik njofton, se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 824 raste të reja nga 3.988 testime të realizuara.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 682 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 31 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 688.876 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 146.733 persona.

Nga personat e infektuar, 122.121 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.419 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 20.193./TV21

Shtuar 17.04.2021 20:44