Meta pyet Ramën: Me çfarë të drejte i keni vendosur çdo qytetari nga një spiun?!

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave të databaze të PS, duke e quajtur krim mbledhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Çfarë të drejte ke ti Edi Rama, që të përdorësh të dhënat e qytetarëve, dhe me çfarë guximi keni vendosur epitete për shqetësimet që mund të kenë qytetarët…”-tha ndër të tjera Meta.

Presidenti Meta: 

Nga janë marrë të dhënat, mbi çfarë baza ligjore ato janë ruajtur në sërverat e PS-së. Cilat janë personat që kanë uerdhëruar mbledhjen e kësaj liste? Nëse këto të dhëna janë mbledhur derë më derë, ku ekziston materiali me shkrim që kanë dhënë lejen qytetarët? Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato? A janë pyetur të gjithë patronazhistët dhe kujt i janë dorëzuar komentet e tyre? Kush janë personat që u janë dhënë këto komente? Në RSH vota është e lirë dhe e fshehtë, si përputhet kjo e drejtë, kur në listë është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e partisë?

Tani disa pyetje nga ana ime si President i Republikës, që do të jem në krye të detyrës, edhe pasi ky të ikë. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet dhe kur u mbush me të dhënat? A janë këto të dhëna të njëjta me ato të portalit shtetëror e-albania? A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro që të dhënat e qytetarëve të ruhen në mënyrë të pacënuar? Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e RSH-së, muajt e fundit të gjithë qytetarët biznesmenë janë detyruar që të depozitojnë të dhënat e biznesit të tyre në portal, cilat janë kushtet e garancisë për këta persona? Cilat janë garancitë në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?

Unë personalisht, si presidenti i Republikës, nuk kam dorëzuar askund që të dhënat e mija personale të përdoren nga PS. Kur ee keni bërë këtë për kreun e shtetit, çfarë keni bërë me qytetarët e tjerë. Çfarë të drejte ke ti Edi Rama, që të përdorësh të dhënat e qytetarëve, dhe me çfarë guximi keni vendosur epitete për shqetësimet që mund të kenë qytetarët. Me çfarë të drejte ti Edi Rama u ke vendosur shqiptarëve nga një spiun, deri te jeta intime, për ti dhunuar ata te e drejta e votës?

 


Shtuar 19.04.2021 13:22