Meta i bindur: Në zgjedhjet e 25 Prillit, opozita fiton mbi 90 mandate!

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se opozita fiton 90 mandate  në zgjedhjet e 25 Prillit dhe se ai vetë do të sigurojë që votat të ruhen.

“Aty do të jem, do ti verifikoj një për një komisionerët të paktën të opozitës. Ata që kanë ndonjë shqetësim besoj se u qartësuan…”- tha ndër të tjera Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës: 

Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po deshi opozita të shesë mandatet, ta bëjë, por nuk e lë Ilir Meta. Dhe Vlora do t’ja bëjë fora.

Aty do të jem, do ti verifikoj një për një komisionerët të paktën të opozitës. Ata që kanë ndonjë shqetësim besoj se u qartësuan.

Larg nga jeta intime, larg nga jeta private e qytetarëve. U prek ai kur i dolën fotot, unë i pari i dola në mbrojtje. Të dalë patronazhisti të thotë filan gjyqtar e filan prokurore ka të dashur këtë e atë, kjo nuk shkon. /tch


Shtuar 19.04.2021 13:29