Meta “peshkon” Pandeli Majkon, deklarata e fortë që nuk do t’i pëlqejë Ramës

Pozicioni i Pandeli Majkos në vendin e 19-të, në një listë jofituese, shkaktoi zhurmë të madhe në politikën shqiptare.

Mbremjen e sotme, Ilir Meta thuri lavde për Majkon për të cilin deklaroi se ky I fundit I është gjendur PS në ditë shumë të vështira.

Gjatë një interviste në ABC news, Meta shtoi se personi i 17-të në listën e PS duhet të ishte në burg. Rikujtojmë se i 17-i në listën e PS është Alqi Bllako, i cili ka qenë dikur Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Ua tregoj reformën në drejtësi, i 17 në listën e PS, duhet të ishte në burg. Po është aty që të vjedhë votat. Para Majkos që i vajti PS-së në ditën më të vështirë, më të sterrë… /albeu.com/