Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar sot në ditën e lindjes së At Zef Pëllumbit.
Meta ka vënë theksin te rëndësia e veprimtarisë së tij dhe te mesazhet e vyera që ai ka përciell për popullin shqiptar.
Sipas Kreut të Shtetit, At Zef Pellumbi është një dëshmi e gjallë e kohës kur ka munguar liria, gjë e cila rrezikon edhe sot të ripërsëritet sipas tij.
Postimi i plotë:
“Rrno, vetëm për me tregue” është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, për të cilat ia vlen çdo sakrificë.
Sot, në ditën e tij të lindjes nderimin më të madh, që mund t’i bëjmë veprës së At Zef Pllumit është të mos harrojmë një prej mesazheve të tij më të mençuara, të vlefshme dhe për kohët që jetojmë:
“Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”/albeu.com