Zelenskyy kërkoi ndihmë nga aleatët, Macron vihet në gatishmëri: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron  po pret rreth 70 vende dhe institucione për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet nga tani deri në mars për të ruajtur ujin, ushqimin, energjinë, shëndetin dhe transportin në mes luftës dhe temperaturave të ulëta në Ukrainë, shkruan Reuters. 

“Që kur Ukraina është rikthyer në krye në terren, Rusia, dobësitë ushtarake të së cilës janë ekspozuar, ka miratuar një strategji cinike që synon infrastrukturën civile për të gjunjëzuar Ukrainën”, tha Macron në fjalimin e tij të hapjes.

Ai theksoi se Rusia po sulmon në mënyrë të pabesë Ukrainën.

“Për secilën nga fitoret e vendit tuaj në terren, përgjigja frikacake e Rusisë është të bombardojë infrastrukturën e energjisë, gazit ose ujit të nevojshme për mbijetesën e njerëzve këtë dimër”, tha Macron.

Macron tha se Franca do të sigurojë 63 gjeneratorë elektrikë mbi 100 të dorëzuara në nëntor. Me 48.5 milionë euro shtesë, ndihma franceze do të arrijë në 200 milionë euro këtë vit, ndërsa theksoi se bombardimi i civilëve nga Moska është një krim lufte.


Shtuar 13.12.2022 13:14