Presidenti Ilir Meta po mban një konferencë për mediat, pas homazheve të kryera te shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë.
Meta preku një sërë çështjesh me rëndësi gjatë fjalës së tij, ku kryesisht foli për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve 6 marsit Meta i përgjigjet se këto janë kurthe nga ana e qeverisë dhe se ai deri në përfundim të detyrës nuk do të përfshihet në asnjë garë.
“Presidenti as nuk ka marrë e as nuk do të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri në datën 24 korrik”, u shpreh Meta.
Meta shtoi se pas përfundimit të detyrës së Presidentit, do të bisedojë me popullin e 2 marsit dhe do të rikthehet në politikë./albeu.com/