Meta foli për rinumërim votash, ky është reagimi i fundit i Edi Ramës: Drejt ditës së bardhë!

Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Meta në lidhje me procesin e numërimit në Shqipëri ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri ka uruar festën e Zojës së Shkodrës, duke treguar se është i qetë për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë…”- shkruan Rama.

Rikujtojmë se pak minuta më parë reagoi edhe Meta i cili shkruante se cdo votë e hedhur do të numërohet dhe rinumërohet për rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Shqipëri.

Reagimi i Metës:

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.  Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund… /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 09:52