Partia Demokratike i është përgjigjur flakë për flakë Presidentit Ilir Meta në lidhje me deklaratën e tij të fundit ku e quajti Lulzim Bashën gënjeshtar por jo vetëm.
Me anë të një reagimi zyrtar, PD akuzon Ilir Metën se ka për qëllim të përçajë Partinë Demokratike.
“Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë…”- njofton PD.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike.
Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.
Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij. /albeu.com/