Meta: Ardian Çela, Lefter Koka dhe Vangjush Dako e kanë vendin në burg

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë të jashtëzakonshme për gazetarët, vetëm dy ditë para zgjedhjeve ka pohuar se në Durrës ka 3 banda.

Ai madje ka përmendur edhe emrin e Lefter Kokës, Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës të cilët sipas Metës e kanë vendin në burg pasi kanë blerë vota.

Sipas Metës, SPAK i ka të dhënat, por nuk vepron sepse udhëhiqet nga Rama.

“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dako. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandat që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm”, tha Meta. /albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2021 11:06