Ngjarja e rëndë në Elbasan: Ku u qëllua viktima Pjerin Xhuvani

Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në Shqipëri, ndërsa Pjerin Xhuvani humbi jetën në një përplasje me armë në qytetin e Elbasanit.
Lidhur pikërisht me këtë ngjarja, detaje të reja kanë dalë në dritë. Mësohet se armët në vendin e ngjarjes u shkrepën 16 herë. Mjeku Xhuvani u qëllua dy herë në kokë dhe një herë në krahun e majtë.

Kurse, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku ka marrë një plumb tek pjesa e legenit e më pas iu nënshtrua një operacioni. Aktualisht ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin e Elbasanit. I plagosuri tjetër, 50-vjeçari Pavlo Vuksani u qëllua me një plumb në qafë, pa pasojë të rëndë, Emiljan Prenga mori një plumb në kofshë, e efektivja e “Shiponjave”, Xhensila Sota u plagos në këmbë.

Nga përplasja e armatosur, plumbave u shpëtuan katër efektivë të “Shqiponjave” dhe dy zv/drejtorët, Niko Palla dhe Albert Nushi. Mësohet gjithashtu se plumbat e dalë nga arma e Arbër Paplekajt qëlluan edhe fasadën e një subjekti privat në lagjen “5 Maji”, pa pasoja në njerëz.
Aktualisht i arrestuar është vetëm autori i ngjarjes ndërsa të shoqëruarit janë liruar.